Seanca për votimin e qeverisë së re, Kurti sulmon Kushtetuesen: E pritëm 5 muaj…

26 Tetor 2025 | 11:36

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, e ka nisur fjalimin para deputetëve duke thënë se vonesa në konstituim të Kuvendit ishte e pashembullt, dhe që ajo ka ndikuar në mbarëvajtjen e shumë proceseve.

Ai theksoi se rrezikohet humbja e shumë miliona eurove nga mungesa e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“Mbi 6 muaj nga thirrja e seancës konstituive më në fund kemi Kuvend të konstatuar dhe jemi në pikën e krijimit të qeverisë. 5 nga 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese, vonesë që ka ndikuar në vonesën e proceseve dhe ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit tonë përballë partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Kurti tha se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu.

“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.

Mes tjerash, ai tha se janë edhe 33 agjenci të pavrara që kanë mbetur pa mbikëqyrës dhe që dëmet për shtetin janë të mëdha.

“Prandaj ftoj secilin deputet të Kuvendit, që sot kur Qeveria të hidhet në votim, të votojë jo thjesht për interes partiak, por për interesin publik e shtetëror që t’i japim vendit Qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026