Seancë në KS për Bosnjën, Vuçiç për Srebrenicën: Në fund, ne do humbasim

30 Prill 2024 | 09:54

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një seancë për të diskutuar situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Sigurimit, seanca do të mbahet në orën 16:00 me orën lokale.

Anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç do t’i drejtohet seancës përmes një video-lidhjeje.

Seanca e Këshillit të Sigurimit për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë do të mbahet me kërkesë të Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se, siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për mbajtjen e dy seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën dhe Hercegovinën (të jashtëzakonshme dhe të rregullta në maj).

“Siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për ato dy seanca, me faktin se Zhelka Cvijanoviç do të flasë përmes videolidhjes, dhe supozoj se do të flasë edhe dikush nga pala boshnjake, ndoshta Lagumxhija”, tha ai

Sa i përket Rezolutës për Srebrenicën –Vuçiç është shprehur pesimist në konferencën per shtyp duke thënë se: “Ne e dimë se do të humbasim në fund”.

Ai shpjegoi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për herë të parë në historinë e saj, duhet të vendosë për një akt që nuk ka pëlqimin e popullit të vendit për të cilin ka të bëjë rezoluta, ndërsa rezoluta për gjenocidin në Ruandë kërkonte pëlqimin e të gjithë kontinentit afrikan.

“Kur i lini mënjanë të gjitha mangësitë në transparencën e procesit, pyetja ime për partnerët tanë amerikanë është “Pse e lejoni shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit?” pyeti Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026