Sejamini: Ulja e toneve të fushatës ka dhënë efekte pozitive për kryeministrin në sytë e publikut
Sondazhi për Qarkun e Tiranës tregon se 47.35% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama. Kurse për liderin e opozitës, Lulzim Basha vlerësimi pozitiv është në nivelin 45.6%.
Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania Neritan Sejamini tha se kjo rritje e Ramës ka ardhur për faktin se kryeministri ditët e fundit ka ndryshuar fokusin dhe rëndësinë në fushatë, duke kaluar nga pandemia tek investimet dhe ftesat për bashkëqeverisje.
Sipas tij, zbutja e toneve gjatë 10 ditëve të fundit nga ana e kreut të qeverisë, i ka dhënë edhe një rritje përballë opinionit publik njësoj siç ka ndodhur me kryedemokratin Basha.
“Ka ndodhur një zhvillim shumë i rëndësishëm. Pandemia, nga një çështje shumë e rëndësishme, për shkak të vaksinimit, e humbi rëndësinë në opinionin publik. Qeveria ishte e përqendruar tek pandemie, dhe kjo lloj varësie u bë edhe një e metë për kryeministrin. Ai ishte i rëndësishëm për ta kur ajo ishte rëndësishme.
Gjatë 10 ditëve të fundit Rama ka nisur të flasë për investime, për bashkëqeverisje. Tonet e qeta që ka përdorur Basha i kanë dhënë rritej shumë të madhe. Edhe Rama ditët e fundit ka nisur të ketë tone më të qeta me dashuri për opozitën. Rama nuk ka ndryshuar vetëm një qasje, sulmin ndaj LSI-së”, tha Sejamini.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta