Sekretari Blinken pritet të vizitojë sërish Izraelin këtë javë

28 Nëntor 2023 | 07:54

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë përsëri Izraelin këtë javë, si dhe do të bëjë ndalesa në Bregun Perëndimor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas mediave të huaja, Reuters citon një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të ketë thënë se Blinken do ta përdorte udhëtimin për të nxitur lejimin e më shumë ndihmave në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve, si dhe për të diskutuar nevojën për një shtet të pavarur palestinez.

“Sekretari do të theksojë nevojën për të mbështetur shtimin e ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza,” citoi raportin zyrtari.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Blinken në Izrael që nga 7 tetori.

Sekretari i Shtetit do të vizitojë edhe COP28, që po mbahet në Dubai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez njoftoi se dy tërmetet që goditën Venezuelën muajin e kaluar vranë më shumë se 5,000 njerëz. Autoritetet gjithashtu shtuan se kishin...
13:18 | 18/07/2026

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026