Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth pyetet sërish nga Senati Amerikan mbi luftën me Iranin
Anëtarët e Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura kanë marrë në pyetje Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, lidhur me mënyrën se si është menaxhuar lufta kundër Iranit.
Seanca dëgjimore u hap nga senatori Roger Wicker, i cili theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në një nga periudhat më të rrezikshme të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai gjithashtu vlerësoi përdorimin e forcës ushtarake nga presidenti Donald Trump.
Sipas Wicker, përmes kësaj lufte, Trump ka synuar të dobësojë kapacitetet ushtarake të Iranit dhe ta detyrojë atë të rikthehet në tryezën e negociatave për një marrëveshje afatgjatë.
Senatori republikan vlerësoi gjithashtu propozimin e buxhetit për vitin 2027, duke e cilësuar kërkesën prej 1.5 trilion dollarësh si thelbësore për garantimin e interesave amerikane në të ardhmen.
Ndërkohë, një ditë më parë, Hegseth u përball edhe me kritika të forta nga demokratët gjatë një seance maratonë në Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, ku u ngritën shqetësime për kostot e luftës, humbjet njerëzore dhe uljen e rezervave të armëve strategjike.
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar