Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë pyet KQZ: A duhet të marrë pagën Veliaj?
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë interpretimin e udhëzimit Nr. 30/2011 për të përcaktuar nëse kryebashkiaku Erion Veliaj, i paraburgosur që prej 11 shkurtit, mund të marrë rrogë.
Dokumenti saktëson se të drejtën për pagë kur punonjësi nuk punon për shkak jo të fajit të tij, vërtetohet me akte ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumenti:
Të nderuar,
Ju drejtohemi për të kekuar interpretim ligjor lidhur me shlyerjen e pagesës majore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.
Referuar Vendimit Nr.7 Akti, datë 09.02.2025, Vendimit Nr.14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe Vendimit Nr. 13 (87-2025-85) datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari ndodhet në masën shtrënguese “Arrest me Burg”.
Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qënë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për Z. Veliaj.
Referuar Vendimit datë 03.11.2025 të Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës është shfuqizuar Vendimi Nr.539 datt 25.09.2025 i Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Proçedura standarte e pagesës së pagave mujore për të punësuarit pranë Bashkisë Tiranë, zbatohet referuar Udhëzimit Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” (i ndryshuar), pika 69, pika 70 dhe 71 në të cilat shprehimisht citohet: p”69. Listëpagesat plotësohen nga punonjësi i caktuar për pagat, duke u mbështetur në të dhënat e dokumentacionit bazë (listëprezenca e firmosur nga menaxheri i strukturës përkatëse) për shërbimin e kryer. Ato kontrollohen dhe nënshkruhen nga punonjësi i caktuar me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nëpunësi zbatues ose i deleguari i tij.
70. Përmbledhja e listëpagesave, e cila shoqëron urdhrin për shpenzimin e pagave, duhet të nënshkruhet nga nëpunësi zbatues dhe nga nëpunësi autorizues ose i deleguari i tij.
71. Të dhënat për të përcaktuar të drejtën e punonjësit për pagë, kur ai nuk punon për shkak ndërprerjeje në punë jo për fajin e tij, të lejes së zakonshme, të pjesëmarrjes në kurse trajnimi, për paaftësi të përkohshme në punë, për kryerjen e detyrave të tjera shtetërore ose shoqërore, vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi…
Përsa më sipër, të ndodhur në këto kushte, të cilat vështirësojnë trajtimin nga ana jonë si dhe bazuar në rolin tuaj, kërkojmë udhëzim në interpretimin e togfjalëshit “vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi në pikën 71 të këtij udhëzimi, duke na orientuar se cilat janë këto akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për pagë
Në pritje të interpretimit tuaj, ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës