Sekserë të Ramës? Deputeti i PS: E vërteta e personave të arrestuar në SHBA

26 Janar 2023 | 21:44

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha në emisionin Now në Euroneës Albania se ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal dhe Agron Neza që përmendet në aktakuzën ndaj tij, janë partnerë biznesi, ndaj nuk bëhet fjalë për sekserë.

Gogu theksoi se ish-zyrtari nuk po hetohet për korrupsion, por për mosdeklarim pranë agjencisë ku e ka pasur për detyrë të deklarojë çdo takim, gjë që sipas tij kryeminisri Rama s’e ka me detyrim ta bëjë.

“Ish-zyrtari dhe personi A kanë qenë në marrëdhënie biznese, Rama për zyrtarin e SHBA thotë jemi miq. Dhe kryeministri e ka pranuar; atë s’e detyron ligji që të deklarojë këto takime, zyrtarin amerikan po, e detyron ligjin. Nuk po hetohet as personi A, që është korruptuesi, ai që ka dhënë mitën, jo më Rama që vetëm e ka takuar. Por miti tashmë është krijuar ndaj duhet një mit tjetër ta çmontojë”, tha deputeti i PS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026