Kikia tregon faktet: Takimet e Ramës me zyrtarin e FBI dhe paratë që mori në garazh
Gazetari Menton Kikia tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ekzistojnë disa fakte të pakundërshtueshme lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI të arrestuar në SHBA.
Sipas gazetarit, vizitat shumë të shpeshta brenda një kohe të shkutër në Tiranë nuk janë raportuar as nga ish-zyrtari dhe as nga kryeministri Edi Rama. Kikia zbuloi se ish-zyrtari i FBI i mori paratë nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza në një garazh në Nju Jork.
“Fakt është që zyrtari i FBI ndërsa ishte në detyrë ka vizituar brenda 4 muajsh të paktën 4 herë Shqipërinë. Këto udhëtime s’i ka deklaruar tek eprori i tij. Ka marrë 225 mijë dollarë, i ka marrë në një garazh, një parkim nëntokësor në Nju Jork nga një shqiptaro-amerikan që është Agron Neza. Fakt është që ka qenë në Tiranë dhe as ai dhe as qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë njoftim, çdo gjë ka qenë mister. Rama ka pranuar se e ka takuar dhe e ka shumë mik vetëm pasi historia doli në sipërfaqe”, tha Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve