Sekuestrohen armë gjahu, lëndë narkotike dhe 2 makina të vjedhura! Në pranga tre persona në Shkodër

17 Mars 2026 | 11:49

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës këtë të martë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy automjete në fshatin Selenicë.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi M. Gj., 22 vjeç, i cili është kapur në  flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë.

Ndërkohë, janë vënë në pranga dhe dy xhaxhallarët e 22-vjeçarit, B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, pasi në banesën e tyre iu gjendën 1 kg e 150 gramë kanabis dhe 2 armë gjahu.

“Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa. Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura, 2 armët e gjahut dhe lënda narkotike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026