Sekuestrohet 4,3 ton kokainë në Itali me vlerë 240 milionë euro

7 Qershor 2022 | 09:56

Një sasi e konsiderueshme prej 4,3 ton kokainë është sekuestruar në Itali, pas një megaoperacioni të policisë në Trieste.

Media italiane, Ansa shkruan se në lidhje me këtë operacion, të koduar “Clan del Golfo”, janë lëshuar 38 urdhërarreste për persona në Kolumbi dhe Europë, teksa janë duke u kryer hetimet paraprake.

Masat e arrestit janë dhënë për persona në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Sasia prej 4,3 ton vlerësohet si ndër më të mëdhatë të konfiskuara ndonjëherë në Europë, ndërsa janë sekuestruar edhe 2 milionë euro.

Sipas autoriteteve italiane, për blerjen e kësaj sasie grupet kriminale kanë paguar rreth 96 milion euro. Kokaina mund të kapte në treg vlerën e 240 milionë eurove.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026