Sekuestrohen pasuritë e dy personave të dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar këtë të shtunë disa pasuri të paluajtshme të cilat janë vënë nga aktivitetit kriminal i dy personave të dënuar në Itali.
Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, sekuestroi një apartament me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronesi të shtetases F.A
Nga hetimi pasuror, rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit A.S., i dënuar nga drejtesia italiane per trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Gjithahstu u sekuestrua pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2, në Elbasan, në pronësi të shtetasit E.G;
Nga hetimi pasuror ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.G, i dënuar nga drejtesia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.
Për ekzekutimin e vendimeve u ngarkuan Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, ASHK Drejtoria Vendore Elbasan dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme