Selena Gomez në lidhje me shokun e Bieber, zbulohet i dashuri i ri i këngëtares
Selena Gomez është përballur me një “boom” komemtesh nga ndjekësit e saj, pasi konfirmoi të enjten lidhjen me producentin muzikor, Benny Blanco. Në seksionin e komenteve në Instagram, fansat i kujtuan se Benny nuk e ka respektuar në të kaluarën këngëtaren.
Mesa duket komentuesit kanë pasur në fokus një intervistë ku Benny e quante artisten pop “prerëse biskotash”, teksa nga ana tjetër lavdëronte ish të dashurin e saj Justin Bieber. Kjo duket se ka ndodhur nw takimin e tij virtual me Zach Sang, ku Blanco kritikoi këngëtaren, ndërsa deklaroi se Bieber nuk është “një nga ata artistë pop-prerës biskotash”.

“Ai është akoma më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakte”-kështu është përgjigjur Gomez ndaj një fanseje që e ka quajtur të çuditshme për romancën e saj të re.
Selena zbuloi se ata kanë qenë në një lidhje për gjashtë muaj.
Veç kësaj dyshimet që janë ngritur kanë të bëjnë me faktin nëse lidhja e dyshes bëhet për marketing, të cilën këngëtarja e ka mohuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid