Selenica e boshatisur, në qytezë gjen vetëm moshën e tretë
Dikur një qytet minatorësh, sot është kthyer në një vend për të moshuar.
Pasuria natyrore nuk mjaftoi për t’i mbajtur njerëzit në Selenicë. Kompania franceze shfrytëzon me koncension bitumin e nëntokës, i cili njësoj si njerëzit ikën jashtë vendit.
“7 mijë banorë tani i ka 2 mijë apo si ka. A ka të rinj? Jo shumë pak ikën në emigracion për kotheren e bukës. Unë jetoj me plakën, vajzat në Itali, djalin në Greqi,” – u shpreh një qytetar.
“Kanë ikur në vendet e botës për punë. S’ka vende pune, gjithë lagjja lart s’ka më njeri, ka mbetur mosha e tretë,” – tha një tjetër.
Kryetari i bashkisë së Selenicës pranon së ka rënie të popullsisë.
“Të regjistruar jemi 35 mijë, aktualisht që jetojnë janë rreth 18 mijë banorë, por askush s’ka statistikë, në këtë flukacion që ka nuk një statistikë të saktë në çdo qendër të banuese apo në fshat,” – u shpreh Pëllumb Binaj.
Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8 mijë banorë. Në atë kohë qyteza kishte trupë amatore teatri, estrade, sallë kinemaje, pallat kulture, muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike. Sot nuk funksionon më asgjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta