Senati amerikan miraton pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

4 Gusht 2022 | 17:07

Senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Një muaj më parë edhe parlamenti shqiptar dhe ai Maqedonisë së Veriut miratuan anëtarësimin e të dyja shteteve në Aleancën EuroAtlantike të cilat duhet të marrin mbështetjen e 30 vendeve anëtare.

Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë.

Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dyja vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore.

Disa ditë më parë, presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se Turqia do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, nëse vendet nordike nuk mbajnë premtimet e dhëna, që përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë.

Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Finlanda dhe Suedia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026