Senati amerikan miraton projektligjin e parë për kontrollin e armëve
Senati amerikan miratoi të enjten një projekt-ligj për kontrollin e armëve, legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vjet, shkruan BBC.
Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër.
Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë në ligj.
“Sonte, pas 28 vitesh mosveprimi, anëtarët dypartiakë të Kongresit u mblodhën për të dëgjuar thirrjen e familjeve në të gjithë vendin dhe miratuan legjislacionin për të trajtuar plagën e dhunës me armë në komunitetet tona”, tha presidenti Joe Biden.
Nëpërmjet kësaj deklarate presidenti u bëri thirrje ligjvënësve që “të votojnë menjëherë këtë projekt-ligj dypartiak dhe ta dërgojnë atë në tryezën time”.
Projektligji:
Masat përfshijnë kontrolle më të rrepta për personat mbi 21 vjeç që blejnë armë dhe se shitësit duhet të bëjnë kërkime mbi të shkuarën e blerësve.
Akti i ri përfshin 15 miliardë dollarë për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste
Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia
Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste
- 15:19 Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia
- 15:12 Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:10 Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in