Senati i SHBA shmang sërish mbylljen e Qeverisë, miraton paketën 1.2 trilion dollarë
Senati i SHBA e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane.
Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim.
Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare.
Ligjvënësve amerikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes në vitin e ri fiskal për të përmbylluar pothuajse gjithë buxhetin për shpenzime.
Kombinimi i dy pakove financiare për shpenzime lë të kuptohet se buxheti amerikan për këtë vit do të jetë rreth 1.66 trilion dollarë.
Aty nuk përfshihen fonde për zvogëlimin e borxhit shtetëror, shkruan REL.
Në asnjërën prej pakove nuk është përfshirë ndihma ushtarake në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, e cila ka nisur të vërejë mungesën e municioneve, teksa lufton pushtimin rus, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Republikanët konservatorë janë duke e bllokuar ndihmën, me arsyetimin se duhet zbatuar politika më të ashpra për migrantët në kufijtë amerikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus