Serbët bojkuan zgjedhjet, shpallet rezultati për komunat në Veri
Mes skepticizmit, frikës për incidente dhe bojkotit masiv të serbëve u mbajtën këtë të diel zgjedhjet në katër komuna në Veri të Kosovës.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Zyrtarë të KQZ-së, në konferencën pas mbylljes së vendvotimeve, njoftuan se në këto zgjedhje lokale morën pjesë 1567 qytetarë apo 3.47 për qind e të gjithë atyre me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Serbët iu bindën thirrjeve teë Beopgradit për t’i bojkotuar zgjedhjet.
Procesi zgjedhor ishte i qetë e pa ndonjë incident. Në afërsi të qendrave të votimit pati prani të madhe të forcave policore dhe të KFOR-it.
Nga 5 qendrat e votimit në Komunën e Leposaviqit, vetëm një u hap në shkollën “Kadri Bistrica”, ndërsa katër të tjera ishin qendra alternative të vendosura, një në fshatin Koshtovë dhe tri në qendër të qytetit.
Nga 12 mijë e 960 qytetarët me të drejtë vote, në tri qendrat kryesore alternative votuan veç një numër i vogël prej tyre , kryesisht serbë, që kërkuan të mos identifikoheshin gjatë procesit. E të tjerët zgjodhën bojkotin.
Në Zubin-Potok, qendra e votimit më e frekuentuara nga 4 gjithsej ishte ajo e vendosur në shkollën “Osman Rama” në Çabër.
Sipas të dhënave parapraketë KQZ-së, kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej. Lulzim Hetemi po nga radhët e VV-së fitoi garën për kryetar të Leposaviqit me 100 vota, apo 73.5 për qind. Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave apo 196 vota. Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci po ashtu nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734