“Serbët e keqja e Ballkanit”, eksperti: Vuçiç po i krijon vetë protestat kundër tij
Eksperti i Sigurisë, Bashkim Selmani komentoi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania protestat masive në Beograd kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij, duke e njohur natyrën dinake të politikës serbe, nuk përjashtohet mundësia që këto protesta të jetë stisur nga vetë Vuçiç për të përgatitur një rikthim edhe më të fuqishëm.
“Mos është vetë krijuesi i këtyre demonstratave që mund të përfundojnë ose me zgjedhje dhe rikthimin edhe më të fuqishëm të tij? Ata kanë një dinakëri në politikë që nuk e kemi kuptuar se e keqja e Ballkanit është Serbia, që shumë shpesh ka futur në lajthitje edhe BE, edhe SHBA, edhe Rusinë. Janë materie e pakapshme nga pritet gjithçka. Në këto rrethana opinioni publik dhe politika shqiptare duhet të jetë shumë e bashkuar që të mos bjerë në grackën e këtyre rrethanave”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia merr në mbrojtje Serbinë: Protestat në Beograd të paguara nga Perëndimi
- Studentët s’i ndalin protestat në Beograd, lënë 1 mijë letra në prokurori
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë