Serbët nisin grumbullimet në Veri, kryetari i Zveçanit e kalon natën në zyrë

30 Maj 2023 | 09:48

Pas tensioneve të djeshme të krijuara nga grupe serbësh dhe përleshjes së tyre me ushtarët e KFOR-it, sidomos në Zveçan, nata në veri të vendit ka kaluar e qetë.

Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtje të rendit, raportojnë mediat e Kosovës

Serbët kanë paralajmëruar protesta të përditshme duke kundërshtuar kështu prezencën e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale, si dhe tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Në anën tjetër, në veri të Mitrovicës pranë ndërtesës së Komunës nuk ka pjesëtarë të KFOR-it dhe as prani të shtuar të policëve, përveç një automjeti të këtyre të fundit që ndodhet disa metra larg objektit komunal.

Sipas të dhënave kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës.

Ai kishte shkuar në komunë dje para se të niste protesta e qytetarëve serbë, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.

Edhe ditën e sotme janë parlajmëruar protesta, ku ka filluar mbledhja e qytetarëve serbë në ambientet e jashtme të komunave në veri të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026