Serbët të çmendur për Vitin e Ri, gati të shpenzojnë çdo gjë për të festuar
Dikur drita ndizeshin që në tetor, por këtë vit Beogradi u ndriçua vetëm dy javë para Vitit të Ri.
Dritat do të jenë vetëm një muaj dhe vetëm në qendër të qytetit. Rruga kryesore është e mbushur me dekoret festive. Pavarësisht krizës në botë, mund të thuhet se nuk po kursehet shumë.
“Unë duhet të blej, gjithçka sipas mundësive, shprehet një qytetare. Fillimisht duhet të kursejmë për gjithë muajin që në fund të blejmë dhurata për Vitin e Ri, për fëmijët, për të gjithë të tjerët”.
Çmimet janë rritur më shumë se kurrë në muajt e fundit. Fuqia blerëse e popullsisë nuk është e madhe dhe ekonomistët këshillojnë se nuk është koha për të marrë një kredi apo për të blerë pasuri të paluajtshme.
“Për disa arsye, ne duhet të reduktojmë dhe të kujdesemi për atë që do të blejmë. Së pari ne jemi të shëndoshë si komb dhe nuk do të kishim problem të hamë më pak, së dyti nuk është koha për të shpenzuar, kjo është koha për të kursyer. Njeriu i zgjua kursen para kur i ka, por me serbët nuk është kështu”, shprehet Ljubodrag Saviç, profesor i ekonomisë.
Pavarësisht se sa para kanë, serbët tradicionalisht shpenzojnë në natën e Vitit të Ri. Për atë natë janë gati të harxhojnë nga 30 deri edhe 400 euro. Muzika live është e detyrueshme në të gjitha restorantet.
“Pothuajse gjithçka është e rezervuar, të ftuarit tanë janë nga e gjithë bota, është një tjetër dëshmi se ne nuk duhet të flasim të gjitha gjuhët, këtu të gjithë shkojnë mirë me muzikën tonë, shërbimin dhe sigurisht ushqimin e mirë”, tregon Milica Petkoviç, pronar restoranti.
Për ata që nuk kanë para për restorante, qyteti i Beogradit ka ofruar një pritje në natyrë në dy skena të qytetit, ku do të performojnë nëntë këngëtarë dhe DJ të njohur.
Nuk është e pazakontë që serbët të festojnë kur është më e vështirë. Në rrugë e sheshe me muzikë, këtu njerëzit festonin edhe në krizat më të mëdha, sikundër në sanksionet e viteve ’90, por edhe kur ranë bombat.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë