Serbia çon përpara projektin e diskutueshëm të Rio Tintos për minierë të litiumit

16 Korrik 2024 | 22:48

Qeveria e Serbisë e ka riaktualizuar një plan në vlerë të miliarda dollarëve për një minierë dhe fabrikë të përpunimit të litiumit, disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka thënë se qeverisja e kaluar nuk ka vepruar si duhet kur e ka ndalur projektin mes protestave të vazhdueshme.

Planet e gjigantit anglo-australian të metaleve dhe minierave, Rio Tinto, për të shfrytëzuar depozitat e mëdha minerale për një kompleks prej gati 250 hektarësh, janë duke u kundërshtuar prej ambientalistëve dhe banorëve lokalë.

Mirëpo, në një mbledhje të Qeverisë, më 16 korrik, veçse është miratuar një dekret për të rifilluar menjëherë punën në projekt, bazuar në përfundimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vendimit, Qeveria e ish-kryeministres, Ana Bërnabiç, e ka shkelur Kushtetutën kur e ka tërhequr lejen për Rio Tinton.

Ky projekt ka shkaktuar ndër ndasitë më të mëdha në Serbi, prej kur presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Përparimtare Serbe udhëheqin vendin – prej vitit 2012.

Serbia dhe vendet tjera në Ballkan përballen me nivele të larta të ndotjes së ajrit dhe Rio Tinto është përballur me kritika që nuk e ka dorëzuar një studim për ndikimin që do ta ketë zhvillimi i projektit, ndonëse e ka marrë kontrollin e tokës dhe është zotuar se do ta bëjë minierën funksionale deri më 2026.

Qindra mijëra serbë patën nënshkruar një peticion për të ndalur projektin e ashtuquajtur Jadar, i cili pritet të jetësohet rreth dy dekada pas zbulimit të mineraleve si litiumi e bori në Serbi.

Litiumi është metal i butë që përdoret për bateri të makinave elektrike dhe bateri tjera.

Vuçiç dhe figura tjera shtetërore fokusohen te përfitimet prej projektit në vlerë të miliarda dollarëve.

Projekti, po ashtu, parasheh hapjen e 1.000 vendeve të punës.

“Ne besojmë se miniera nuk do të rrezikojë askënd dhe asgjë, mirëpo fillimisht duhet të kemi garanci prej Evropës që ambienti dhe jetët e qytetarëve të thjeshtë do të ruhen dhe do të përmirësohen me punë të reja dhe paga më të mëdha sesa tani”, ka thënë Vuçiq më 15 korrik, katër ditë pas vendimit të gjykatës.

Rio Tinto është raportuar të ketë mirëpritur vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Kushtetuese, shkruan REL.

Sipas saj, projekti ka potencial të shndërrohet në aset botëror që mund të përshpejtojë zhvillimin e industrive tjera dhe hapjen e mijëra vendeve të punës për gjeneratën e tanishme dhe të ardhshme në Serbi, ndërkohë që prodhohen në mënyrë të qëndrueshme materiale të rëndësishme.

Si një prej tri kompanive më të mëdha në botë për metale dhe miniera, Rio Tinto është zotuar se do të ruajë standardet evropiane sa i përket ambientit dhe aspektit industrial në projektin Jadar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026