Serbia është politikisht ‘partnere e pabesueshme’ thotë analisti Andoni

21 Dhjetor 2021 | 21:12

Analisti Ben Andoni thotë se politikisht Serbia është një partnere e pabesueshme për Shqipërinë.

Sipas Andonit, pavarësisht se serbët promovojnë bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal, “armatimi që po marrin është i tmerrshëm”.

Gjithashtu ai nënvizoi se “serbët kanë braktisur konceptin e neutralitet që kanë mbajtur prej kohësh”.

Andoni vuri në pah shkeljen e Marrëveshjes së Kumanovës, duke sfiduar NATO-n në rastin e Kosovës.

“Nuk kishte ndodhur që forcat serbe të afroheshin 25 km për armatimin e rëndë dhe 5 km për armatimin konvencional dhe kjo ndodhi para syve tonë, para syve të Evropës dhe para syve të NATO-s”, tha analisti.

Në këtë pikë tha Andoni, Kosova pret shumë dhe Shqipëria duhet të jetë më pranë saj pasi duket qartë që Serbia synon “ekspansion politik” përmes iniciativave për bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026