Serbia glorifikon sulmin terrorist në Banjskë si akt heroik

23 Shtator 2024 | 20:12

“Të kujtojmë! Lavdi heronjve” është slogani i vendosur në një pankartë në Serbi, me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka thënë se në këtë mënyrë Serbia po e feston sulmin terrorist so një akt heroik, shkruan KosovaPress.

Ndërsa ka akuzuar autoritetet për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprave terroriste, ai ka bërë një krahasim mes shënimit të këtij agresioni dhe mënyrës sesi udhëheqësit palestinezë festojnë aktet e Hamasit.

Në postimin e tij shihet edhe pankarta që përkujton sulmin  e 24 shtatorit të vitit të kaluar me sloganin: “Të kujtojmë! Lavdi heronjve.”

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjska të organizuar nga Aleksandar Vuçiç, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, ka shkruar Stojkoviç në X.

Milan Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026