“Serbia ka nisur tërheqjen nga kufiri”, gjenerali: “Banjska”, agresion ushtarak

30 Shtator 2023 | 22:14

Gjenerali Dedë Prenga tha në emisionin Review në Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Banjskë në 24 shtator nuk ishte sulm terrorist por agresion ushtarak.

Ai u shpreh se afrimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është në shkelje të plotë me marrëveshjen e Kumanovës, ndërsa tregoi se në orët e mbrëmjes nën presionin e SHBA dhe BE, Serbia ka nisur tërheqjen e pjesshme të trupave nga kufiri me Kosovën.

“Ai zhvillim (sulmi në Banjskë) nuk ishte një iniciativë apo veprim i një grupi terrorist , për numrin e armatimit, profesionalizim e 80 vetave mund të quhet hapur një agresion ushtarak. Prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një problem edhe më i madh por falë prezencës së SHBA ata i kanë kërkuar me këmbëngulje Serbisë për tërheqjen e trupave në kufi me Kosovën. Sot në darkë pala serbe nën presionin e SHBA dhe BE ka nisur tërheqjen e pjesshme të trupave pasi janë në shkelje të marrëveshjes së Kumanovës”, tha gjenerali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026