“Serbia është armatosur rëndë”, Lleshaj: E ka detyrë kushtetuese të rimarrë Kosovën

30 Shtator 2023 | 21:20

Ish-ministri i Brendshëm, dhe ish-gjenerali Sandër Lleshaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë është vetëm një hap përshkallëzimi në në atë që shkruhet në kushtetutën e Serbisë, që Kosova është pjesë e saj.

Sipas tij, në dy vitet e fundit Serbia është armatosur rëndë pikërisht për të vënë në zbatim planin e asaj që e ka të shkruar në kushtetutë, gjë që siç tha me naivitet është shpërfillur nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vijuar përpjekjet për dialog.

“Ajo që shohim sot është vetëm një hap logjik përshkallëzimi që shkruhet në Kushtetutën e Serbisë, që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë. Shteti serb ka një detyrë kushtetuese, të kthejë mbrapsht Kosovën. Identiteti i Vuçiç i lidhur me dy figura problematike, Millosheviçi dhe Putin dhe përpjekja për të kthye në anën perëndimore është iluzive. Është një hap logjik i radhës në një strategji që synon rikthimin mbrapsht të Kosovës. Serbia është armatosur rëndë këto dy vite në mënyrë të heshtur, po përgatitet për diçka dhe është ajo që e urdhëron kushtetuta e tyre,  pjesa tjetër është naivitet politik”, tha Lleshaj,

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026