Ministri i Kosovës: Sulmi, plan i mirëfilltë ushtarak për pushtim gradual

30 Shtator 2023 | 20:52

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte që vërtetojnë se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë ishte një plan i mirëorganizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.

Maqedonci u shpreh se ai që në fillim u perceptua si një sulm terrorist, rezultoi në fakt një plan ushtarak që do të zbatohej gradualisht nga njësi paraushtarake të ndihmuara drejtpërdrejtë nga shteti dhe ushtria serbe.

“Në fillim është dukur si një sulm terrorist, por pas gjetjes së armatimit dhe dokumente rezulton se është një plan i mirëfilltë ushtarak që është dashur të zbatohet nga njësi paraushtarake të ndihmuara nga shteti serb. Planet që hanë gjetur kanë shenja teknike tërësisht ushtarake, armët kanë qenë për të qëndruar më gjatë, për t’u mbrojtur me qëllim final pushtimin e një pjese të veriut të Kosovës. Janë armë që përdoren nga ushtri të ndryshme, të gjitha të prodhuara në republikën e Serbisë që nuk janë armë që i shiten individëve por janë të destinuara për ushtrinë që duan një aprovim shtetëror për shitjen e tyre. Ndaj ushtria serbe i ka sponsporizuar dhe i ka ndihmuar në gjithë operacionin”, tha ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026