“Trupa në kufi, mesazh i Vuçiç”, flet për Euronews ministri i Mbrojtjes në Kosovë

30 Shtator 2023 | 20:31

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se dislokimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovës është një mesazh i Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës.

“Gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku kemi pasur një zbarkim të trupave ushtarake serbe që vlerësoj që është një dërgim mesazhi i politikës së Vuçiç për Kosovën për shkak të humbjeve që kanë pasur eksponentët e tij paraushtarakë në veri”, tha ministri.

Ai u shpreh se qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte që vërtetojnë se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë nuk ishte një sulm terrorist por një plan i mirëorganizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026