Ushtria serbe afër Kosovës, Kulla: Le ta provojnë prapë! Ja çfarë do t’u ndodhë
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Kulla tha se shtimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, është thjesht një shoë, pasi Serbia e ka provuar disa herë luftën dhe ka humbur.
Sipas tij nëse Serbia sulmon Kosovën, atëherë ajo do të ndahet akoma më shumë në territore më të vogla.
“Pas kësaj që pësuan para një java ata nuk çojnë dot rininë e tyre në luftë. Rinia e sotme e Serbisë nuk është më ajo e përpara 25 viteve, nuk mund të përfundojë më si rinia e 25 viteve më parë. Serbia nuk mund të kthehet aty ku ishte para 25 viteve. E ka pravuar luftën, ishin në Bosnje dhe Bosnja është aty. E provuan në Kroaci dhe ikën serbët nga Kroacia, e pastruan nga serbët. Në 95-ën ka qenë një shqiptar ai që kryesonte aksionin, Bekim Berisha, heroi i.
E provuan në Mal të Zi dhe Mali i Zi u bë shteti pavarur. E provuan në Kosovë dhe Kosova është aty.
Ta provojnë prapë! Nëse duan që Serbia të ndahet në territore më të vogla le ta fillojnë luftën.
Ti kujton se serbët janë si rusët. Janë shëmbëllyrë e tyre. Por ata nuk kanë asnjë lloj lidhje. Madje dhe në Luftën e Dytë Botërore erdhën rusët i çliruan. Ata nuk bëjnë dot luftë”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës