“Numri është më i madh”- Kulla: Nga burimet që kam, ja sa serbë vdiqën në Basnjkë
Eksperi i sigurisë Ilir Kulla ka deklaruar se numri i terroristëve serbë që kanë humbur jetën në Kosovë është 7 ose 8. I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Kulla tha se nga burimet që ai ka, sulmuesit kanë tërhequr viktimat e tjerë dhe të plagosurit rëndë, pasi do të ishte siklet i madh për ta.
Ai shtoi se një pjesë e viktimave kanë ndërruar jetë në spitalet ku janë çuar, atë të Novi Pazarit, të Nishit e më pas të Beogradit.
“Sulmi kishte qëllim nisjen e një kryengritjeje të armatosur që ka si qëllim ndarjen e Kosovës, projekt i para 10 viteve i Serbisë.
Policia e Kopsovës dhe institucionet e Kosovës meritojnë një respekt të jashtëzakonshëm se ja vunë kufirin te Thana dhe morën mbrapa atë që meritonin. Nuk janë 4 të vrarë por janë pak më shumë, por i kanë tërhequr mbrapa. Për ta është siklet i madh ta pranojnë. Me burimet e mia që kam folur janë 7 ose 8 viktima. Të plagosur janë më shumë. Të vdekurit i kanë tërhequr dhe disa kanë vdekur në spitale në Serbi. Ishin dy spitale që kanë pasur një numër të caktuar njerëzish. Spitali i Novi Pazar dhe një spital afër Nishit dhe më pas i çuan në spitalin ushtarak të Beogradit disa. Nga filmimet ku shihet Radoiçiç, njëri nga ata çalon dhe duket që aty ka pasur emergjencë dhe të plagosur”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministri i Kosovës: Sulmi, plan i mirëfilltë ushtarak për pushtim gradual
- Ushtria serbe afër Kosovës, Kulla: Le ta provojnë prapë! Ja çfarë do t’u ndodhë
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës