Serbia me ligj rus, Beogradi shqyrton kufizimin e aktiviteteve të OJQ-ve të huaja
Partia Lëvizja Socialiste në Serbi ka njoftuar se do t hartojë një draft që synon të kufizojë aktivitetet e OJQ-ve të huaja që veprojnë në vend.
“Të tradhtosh vendin dhe popullin tënd nuk mund të jetë më një aktivitet fitimprurës”, tha Bojan Torbica, deputet i Lëvizjes Socialiste në Serbi
Drafti shëmbëllen ligjin e kontestuar për agjentët e huaj i miratuar së fundmi në Gjeorgji, sipas modelit rus. Votuesit serbë do t’u drejtohen kutive të votimit më 2 qershor dhe do të marrin pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve. propozimi i draftit në fjalë mund t’i sjellë më shumë vota Lëvizjes Socialiste.
“Mendoj se përbën rrezik për Republikën e Serbisë ekzistenca e OJQ-ve që financohen nga jashtë për të propaganduar Kosovën si shtet të pavarur, gjenocidin në Srebrenicë dhe shkatërrimin e Republika Srpska”, u shpreh Ðorđe Komlenski, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste.
OJQ si Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut druhet se drafti do të prekë të ardhmen e saj dhe atë të shoqërisë serbe.
“Këto njoftime më duken si mjete frikësimi ndaj shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Bëhet fjalë për media që kritikojnë qeverinë dhe në anën tjetër për organizata që përpiqen ta reformojnë shoqërinë. Ky është qëllimi. Përmes këtij njoftimi ne shohim një lloj dëshire për të ndaluar mbrojtjen e parimeve të caktuara demokratike”, tha Marko Milosavljević, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.
Parlamenti Evropian ka deklaruar se Serbia, vend kandidat, nuk mbajti së fundmi zgjedhje të lira e të ndershme, pasi ato u shoqëruan me shkelje të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar