Serbia merr 2 mld euro hua që t’i paguajë avionët “Rafale” Francës

10 Qershor 2025 | 13:31

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.

Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze, shkruan REL.

Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.

Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro.

Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.

Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.

Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024.

Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026