Serbia merr një tjetër sasi armësh nga Rusia
Serbia mori një tjetër sasi armësh nga aleatja e saj Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Presidenti populist serb Aleksandar Vuçiç të mërkurën prezantoi një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent, për të cilin së fundmi tha se “është në duart tona”, shkruan VOA.
Armët e reja u prezantuan në qytetin e Nishit ne Serbinë jugore në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë që kremtohet të enjten.
“Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha presidenti Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike.
Armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë.
Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë. Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Moskën.
Serbisë i është thënë që nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë sanksionet.
Shumica e armatimeve ushtarake serbe janë nga Rusia, por edhe nga Kina si dhe nga disa prodhues evropianë të armëve dhe avionëve.
Shumica e deklaratave të presidentit serb për kërcënimet e mundshme janë të përqendruara rreth Kosovës, e cila shpalli pavarësinë pasi NATO-ja ndërhyri për të ndaluar shtypjen e përgjakshme të shqiptarëve nga forcat serbe në vitin 1999.
“Nëse dikush do të përpiqej të kryente një agresion kundër Serbisë siç ndodhi në vitin 1999, teknikisht nuk do të ishte në gjendje ta bënte atë në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti serb. “Ata do të duhej të sulmonin nga jashtë, nga distanca, nga deti Adriatik ose nga Mesdheu, me raketa”.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë