Serbia në krizë nga protestat, analisti: Pse Vuçiç po e ruan pushtetin me çdo kusht
I ftuar në “Balkan Talks”, Euronews Albania, ishte analisti i gjeopolitikës së Ballkanit, Agon Maliqi, i cili foli në lidhje me situatën politike në Serbi dhe protestat atje.
Ai analizoi lëvizjet e Vuçiçit kundër protestave dhe tregoi pse kjo situatë ka zgjatur kaq shumë dhe se si presidenti serb ka arritur t’i bëjë ballë.
Sipas tij, Vuçiç po mban një marrëdhënie bashkëpunuese dhe të mirë me faktorin ndërkombëtar, duke u paraqitur si lideri që ofron garanci për konstruktivitet dhe paqe.
Megjithatë, analisti tha se situata në Serbi ka arritur në një pikë frustrimi, ku vendi po shkon drejt një lufte civile, ndërsa e mbështeti këtë mendim duke rikujtuar deklaratën e kryeministrit kroat.
Analisti Maliqi tha se Vuçiçi është në pikën që po iku nga pushteti duhet të arratiset nga vendi, pasi nuk ka shpresë dhe është tipiku i modelit autokrat, dhe në momentin që nuk do të jetë më në pushtet nuk do të ketë asgjë dhe do ti duhet të përballet me pasojat.
“Kryeministri kroat tha se Serbia po shkon drejt luftës civile. U duk si një deklaratë e rëndë që vjen nga një kryeministër i një vendi fqinj të Serbisë, por për mendimin tim është një analizë mjaft e saktë, sepse janë dy pole që kanë arritur në një farë pike frustrimi ku nuk do të dorëzohen. Vuçiçi është në pozitat e autokratit që nëse humb pushtetin, humb gjithçka. Pra, është modeli i autokratit që kemi parë shpesh herë që kur bie nga pushteti largohet nga vendi në ndonjë shtet tjetër, sepse nuk mund të përballet me pasojat e kriminalizimit të thellë që ka ndodhur atje. Në dallim nga revolucionet që kanë ndodhur më parë në Ukrainë apo modeli i Gjeorgjisë në protesta, në Serbi nuk kemi një orientimin të qartë gjeopolitik të protestuesve dhe kjo është arsyeja kryesore që kjo situatë zgjatet dhe nuk ka zgjidhje. Duket qartë që Vuçiçi e ka humbur legjitimitetin, por po e mban pushtetin me mekanizma të brendshëm, si kontrolli i mediave, represioni i shërbimeve dhe policisë. Shpresa e vetme e tij është mbështetja ndërkombëtare, dhe i gjithë fokusi në këtë moment është të sigurojë këtë mbështetje, të paraqitet si lideri që ofron garanci dhe siguri për zhvillimet ndërkombëtare dhe jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje. Thotë se ai është që mban këtë status quo. Vuçiç e ka të rëndësishme që Perëndimi ta shohë si konstruktiv dhe paqësor, prandaj nuk ka pasur reagime të ashpra as për ngjarjet në veri të Kosovës”, tha Maliqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia