Rrjet spiunazhi në Kosovë? Eksperti: Përdoren lidhje intime për të marrë informacion
Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i sigurisë nga Kosova, Esat Çollaku, foli për rastin e pilotit kroat të arrestuar nën dyshimet për spiunazh në Kosovë. Ai tha se piloti akuzohet se i ka dhënë informacione të ndjeshme të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka kaluar një partie politike serbe.
Eksperti foli për një “kompani” femrash serbe, të cilat përdorin trupin dhe seksin për të tërhequr dhe marrë informacione nga shtetet që konsiderohen armike nga Serbia.
Çollaku theksoi se në Kosovë veprojnë rreth 40 gra serbe, të cilat krijojnë lidhje jashtëmartesore me kosovarë, përfshirë anëtarë të forcave policore dhe profesionistë të tjerë. Këto gra, sipas tij, përdorin lidhjet e tyre për të siguruar informacione të rëndësishme që më pas i dorëzohen Serbisë.
“Kam një burim që tregon se rreth 40 gra serbe janë aktive në këtë rrjet, dhe ajo që më shqetëson më shumë është fakti që disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përfshirë në lidhje jashtëmartesore me këto gra, duke u bërë pre e kësaj ‘kompanie seksi’. Kjo do të thotë se zyrtarë të policisë kanë marrëdhënie me serbe të infiltruara në Kosovë. Në këtë rrjet janë përfshirë edhe gazetarë dhe persona të afërt me qeverinë. Disa prej tyre kanë bizneset e tyre, dyqane dhe restorante, por ajo që më ka habitur është fakti se ato kanë partneritete në lokale të Prishtinës me njerëz me ndikim, duke grumbulluar para. Edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës frekuentojnë këto ambiente,” tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet piloti kroat dhe e dashura e tij serbe, dyshohen për spiunazh në Kosovë
- Serbia në krizë nga protestat, analisti: Pse Vuçiç po e ruan pushtetin me çdo kusht
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme