English

“Serbia përshkallëzoi dhunën”, Osmani përballë Vuçiç: Sollën mjete luftarake në kufi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Është angazhimi jonë se askush nuk duhet të lëndojë askënd” tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa mbante fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo shtoi se për fat të keq Serbinë vitet e fundit ka përshkallëzuar dhunën.

- Advertisement -

“Fatkeqësisht edhe pas 25 vitesh nga koha kur NATO i dha fund fushatës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviç, aktet e dhunës vazhdojnë. Në vitet e fundit Serbia ka përshkallëzuar veprimet e dhunshme ndaj kosovës, përfshirë këtu arrestimin e tre oficerëve të policisë së Kosovës, sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s dhe me sulme terroriste si ai NATO-s. Sikurse u tha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia ka dislokuar një prani të paprecedentë në kufirin me Kosovën. Aty përfshihen trupa këmbësorie, tanke dhe mjete të tjera luftarake, dronët iranian u vendosën në kufi me Kosovën.

Këto janë mesazhet që ata i dërgojnë fqinjëve të tyre. Fatkeqësisht autorët e sulmit terroristë në Banjskë lëvizin të lirë në Serbi. Ata jo vetëm nuk janë dënuar por marrin edhe vlerësime nga qeveria e Vuçiçit. Pasi Kosova u anëtarësua në Këshillin e Europës, Serbia u hakmor duke penguar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës. Ata i persekutuan duke i marrë dukumentet, duke i marrë në pyetje për disa orë me radhë duke u mohuar fëmijëve ushqimin dhe ujin në një pritje të gjatë. Serbia synon të intimidojë dhe të minojë serbët e Kosovës.

Serbia kërkon të ndalë integrimin e serbëve të Kosovës, duke përdorur struktura kriminale dhe terroriste, përmes të cilave cenon rendin kushtetues të Kosovës. Serbët e integruar në institucionet e Kosovës u detyruan të jepnin dorëheqjen, ata u kërcënuan me jetë që të linin institucionet e Kosovës. Serbët e Kosovës janë nën presion, por jo nga qeveria e Kosovës, por ndaj asaj serbe”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×