Përfaqësuesi i Rusisë në OKB i del në krah Vuçiçit: Serbët në Kosovë, të pasigurt
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, tha se situata në Kosovë dhe rajon është “shumë shqetësuese”.
“Situata vazhdon të përkeqësohet”, ka thënë ai, teksa ka vazhduar me ofendime ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si “të ashtuquajtur”.
Kjo politikë e Rusisë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Kosovë, po vazhdon që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Ai ka bërë pretendime se situata për serbët në Kosovë “është e pasigurt”.
Nebenzia tha se Kosova po e pengon dialogun me Serbinë, “derisa Serbia të njohë kuazi-shtetësinë e Kosovës”.
Kjo politikë, tha ai, po mbështetet nga ShBA-ja.
Këto komente, përfaqësuesi i Rusisë i bëri në seancën e rregullt për situatën e sigurisë në Kosovë në KS të OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë