Serbia shkel sanksionet ndaj Rusisë, furnizon Moskën me mallra të ndaluara

9 Nëntor 2023 | 13:06

Kompanitë serbe kanë furnizuar Rusinë me pajisje teknologjike duke thyer kështu sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Bizneset nga Serbia kanë furnizuar Rusinë me produkte që janë në listën e sanksioneve ekonomie nga SHBA dhe BE. Mediat perëndimore shkruajnë se gjatë vitit të fundit, një pjesë e bizneseve në Beograd kanë kryer aktivitet tregtar në kundërshtim me vendimet ndërkombëtare për të ndëshkuar ekonomikisht Rusinë për agresionin në Ukrainë.

Në listën e produkteve janë pajisje teknologjike të cilat janë blerë për tu përdorur në Serbi, por janë transferuar më pas drejt vendit që është në sanksione të forta ekonomike.

Gjatë nisjes së agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët lartë deklaruan se nuk do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë. I gjendur në presionin e fortë ndërkombëtar, Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se e dënonte sulmin rus, por nuk do të bëhej pjesë e sanksioneve.

Dërgimi i pajisjeve teknologjike në Moskë nuk cilësohet vetëm refuzim i sanksioneve, por edhe dëmtim i interesave ndërkombëtare. SHBA vendosi bllokimin e pajisjeve teknologjike në Rusi me argumentin se ato mund të përdorën për të ndihmuar makinerinë e luftës se Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Kompania që ka kryer shkeljen e sanksioneve ka rritur shkëmbimet tregtare me Rusinë afërsisht në 150 milionë euro gjatë vitit të fundit. Një shumë e tillë tregon për volumin e madh të shkëmbimeve mes dy vendeve, pavarësisht kërkesës së BE ndaj Beogradit për të rishikuar diplomacinë e jashtme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026