Ekonomistja: Serbia ka çmime më të lira krahasuar me Kosovën e Shqipërinë
Ekonomistja Romina Radonshiqi tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se Shqipëria dhe Kosova kanë pak a shumë të njëjtat çmime duke qenë se janë të varura nga importi.
Teksa diskutohej për qytetarët e Kosovës të cilët marrin kredi për ushqime, ekonomistja theksoi se vendi e ka të vështirë të gjejë tregje të reja për momentin dhe çmimet e larta në import e ndikojnë automatikisht.
“Serbia bujqësinë e ka tepër të zhvilluar, edhe për shkak se qeveria jep shumë fonde për zhvillimin e bujqësisë dhe kjo është një nga arsyet që ne, por dhe Kosova, importojmë shumë produkte nga Serbia, por nëse e krahasojmë me nivelin e pagave dhe koston e jetesës, atëherë Serbia renditet një nga vendet me koston më të lartë të jetesës në vendet e rajonit, dikur ishte Mali i Zi, por tashmë është Serbia, por ka një standard jetese tepër të larta, pra ka dhe nivel pagash. Pra, përkon kosto e jetesës me nivelin e pagave, që do të thotë që kanë një nivel standard më të lartë dhe fakti që kanë një nivel standard më të lartë atëherë çmimet do të jetë më të ulëta. Serbia ka tregti me bilanc më pozitiv se Shqipëria dhe Kosova,” – u shpreh Radonshiqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela