Serbia thotë se ka zbuluar arsenal armësh në një makinë me targa RKS
Autoritetet doganore në Serbi thanë se një makinë me targa RKS – Republika e Kosovës – kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën e një arsenali armësh, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë pasagjerësh.
Sipas një njoftimi, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë.
Sipas doganës serbe, me makinën Audi A8 me targa të Kosovës, po udhëtonin dy pasagjerë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftim e Doganës së Serbisë.
Autoritetet serbe thanë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet “dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”.
Ndryshe, autoritetet e rendit në Kosovë shpesh raportojnë se zbulojnë kontrabandë me armë dhe mallra tjera në zonat kufitare me Serbinë, kryesisht në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit