Serenatat ‘moderne’ në Korçë, këngët lirike risillen nga artistët shqiptarë në një formë ndryshe

15 Maj 2021 | 12:33

Shtatëmbëdhjetë serenata të interpretuara në formën moderne u sollën nga artistët më me emër në Pazarin e Vjetër të Korçës.

Endri dhe Stefi, Gena, Devis Xherahu, Mihallaq Andrea e të tjerë kanë qenë pjesë e këtij koncerti.

Për organizatorët kjo është shenjë e mirë për rikthimin e eventeve kulturore, të cilat janë të ndaluara për shkak të pandemisë.

“Korça është e mbushur plot me evenimente kulturore. Në fakt, Korça është vet kultura. Unë e kam pasur shumë dëshirë një projekt të tillë që përpara vitit 2020, pastaj na ndodhi pandemia, por në fund të fundit një gjë e bukur që e ka marrë rrugën për t’u bërë do bëhet dhe ja ku jemi”, thotë organizatorja e koncertit, Kozeta Kurti.

“Kjo është një koncept-ide nga producentja Kozeta Kurti, e cila e konceptuar serenatën dhe e ka risjellë në një formë krejt tjetër. Ka marrë traditën tonë dhe e ka  kthyer në xhaz, në merenge, në një formë krejt ndryshe. Sa më e vjetër të jetë, aq më shumë e do e reja”, shprehet Blerta Belliu, bashkë organizatore e koncertit.

Këngëtarët, të cilët e kanë ndjerë mungesën e skenës për më tepër se një vit shprehen entuziastë dhe shpresëplotë për mbarimin e pandemisë dhe rikthimin sa më parë të këtyre koncerteve.

“Jam shumë i emocionuar e shumë i lumtur që pas një viti e ca burgim nga pandemia, jam në qytetin tim dhe e filloj bukur atë ristartin me një serenatë, me origjinën tonë dhe me atë që na trashëguan të parët tanë. U binda që serenata hyn në ato zhanre europiane dhe jo vetëm shqiptare, të muzikës se lehtë dhe pop që transformohet dhe shkon në çdo lloj rryme”, tha Devis Xherahu.

“Më në fund në Korçë, e kemi pritur këtë moment që të bëjmë një aktivitet dhe një koncert kaq të bukur. Serenata korçare ka shpirtin e vet dhe ne shpresojmë t’i kënaqim të gjithë sot”, tha Julian Mustafa.

“Na ka munguar sa s’ka. Neve jemi si peshku pa ujë, ne po s’ kënduam, nuk kemi ujë të pimë. Por besoj se kjo pandemia po mbaron”, shprehet këngëtari Endri Prifti.

Koncerti është mbajtur për rreth 2 orë me shikues të shumtë përreth Pazarit të Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026