Sesioni i ri parlamentar, KQZ letër kryetarëve të partive për Reformën Zgjedhore

15 Janar 2024 | 13:07

Në nisje të sesionit të ri parlamentar debati për Reformën Zgjedhore pritet të shndërrohet në krye-temë e debatit politik në vend.

Pas deklaratave të ditëve të fundit nga aktorë të ndryshëm politik, këtë të hënë reagoi edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Përmes një letre drejtuar kryetarëve të partive, dhe komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Komisioneri Celibashi rendit disa nga prioritet e reformës zgjedhore që do duhet të përmbyllen brenda 6 muajve të para të këtij viti.

Dy çështjet e para që rendit Celibashi janë pragu në listat e hapura dhe vota e emigrantëve.

“Shfuqizimi i kësaj pike të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, krijon një boshllëk në rregullin për shpërndarjen e mandateve të deputetit të fituara nga një parti, apo koalicion partish pjesëmarrëse në zgjedhje. Në këtë rrethanë çmoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet të vlerësojë mbi nevojën për plotësimin e boshllëkut ligjor të krijuar nga vendimi i mësipërm i Gjykatës Kushtetuese. Sipas kuptimit nga KQZ të këtij urdhërimi të Gjykatës Kushtetuese, votimi nga jashtë nuk do të mund të realizohet nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të plotësojë boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë votim, të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në letrën e Celibashit.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, zgjerimi i përdorimit të votimit elektronik dhe financimi i fushatave janë 3 çështje të tjera që Celibashi evidenton nga rekomandimet e OSBE/ODIHR që do duhet të kihen në vëmendjen e politikës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026