Seuli: Prova e Phenianit me raketë duket se ka dështuar

26 Qershor 2024 | 07:18

Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje të Gadishullit Korean duket se ka dështuar, tha të mërkurën ushtria e Koresë së Jugut. Raketa duket se e ka origjinën nga Pheniani, tha shefi i shtatmadhorisë së Koresë së Jugut. Japonia njoftoi se një raketë balistike, që besohet të jetë e Koresë së Veriut, duket se ka rënë në det.

Në fillim të javës, Koreja e Veriut kritikoi dislokimin e një aeroplanmbajtëse amerikane që do t’u bashkohet stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe paralajmëroi për një “demonstrim të ri të pakalueshëm parandalimi”.

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore, Theodore Roosevelt, mbërriti të shtunën në portin e qytetit Busan të Koresë së Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake më vonë këtë muaj me vendin pritës dhe Japoninë, thanë zyrtarët e marinës.

Lëshimi i raketës vjen një ditë pas shënimit të 74-vjetorit të fillimit të Luftës Koreane.

Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, tha të mërkurën se në Phenian ishte mbajtur një tubim masiv për të përkujtuar përvjetorin, duke e quajtur atë një ditë “beteje kundër imperializmit amerikan” ndërsa i cilësoi Shtetet e Bashkuara si armikun kryesor.

Kohët e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar drejt Koresë së Jugut qindra balona të mbushura me mbeturina. Një skuadër e madhe ushtarake e Phenianit ndërtoi fortifikime të reja pranë kufirit të fortifikuar rëndë me Korenë e Jugut, njoftoi Seuli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026