Sezon turistik më të lehtësuar? Albana Fico: Pandemia ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie
Situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet me e stabilizuar dhe këtë e faktojnë shifrat që raportojnë autoritetet shëndetësore.
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha për Euronews Albania se të gjithë treguesit dëshmojnë faktin se në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme.
“Pandemia në Shqipëri ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie, të cilën e kemi dokumentuar javë pas jave. ka një ulje të shtrimeve në spitale dhe ka një ulje të numrit të vdekjeve”, tha ajo.
Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kur pritet të hiqet ora policore. znj. Fico nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se duke respektuar masat mbrojtëse shumë shpejt do të arrihet ky objektiv.
“Janë vendimmarrje të vështira dhe janë bërë 15 muaj që jemi në një trysni. Ajo që unë do të thosha është se e kemi sjellë këtu situatën të gjithë bashkërisht, që duke rritur numrin e vaksinimit dhe të kujdesit, do të shkojmë drejt këtij objektivi”, tha ajo.
Shefja e ISHP-së tha se qytetarët gjatë këtej sezoni turistik do jenë më të lehtësuar, në krahasim me një vit më parë.
Ajo pohoi faktin se dalja e vaksinës anti-COVID ka rritur shpresën dhe pritshmëritë, që epidemia të vihet më shpejt nën kontroll.
“Sezoni i vitit të shkuar ishte menjëherë pas një mbyllje absolute dhe më pas një hapje, e cila në rrugë e sipër krijoi rritje të rasteve. Ka një diferencë shumë të madhe, qoftë nga përgatitja, qoftë dhe nga njohuritë. Dalja e vaksinës bëri diferencën si dita me natën”, tha ajo.
Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë