Sezoni i festave, rifillojnë lundrimet e dyfishta Bari-Durrës dhe anasjelltas

19 Dhjetor 2024 | 11:38

Sot rifillojnë lundrimet e dyfishta nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas. Fluksi është nga Italia në drejtim të Shqipërisë nga porti i Barit dhe nga Ankona.

Në ditët në vijim pritet që maksimumi të shkojë rreth 2 mijë pasagjerë për çdo traget, 4 mijë nga Bari dhe 1,800 nga Ankona.

“Nga ana e APD-së janë marrë masat për përballimin e këtij fluksi. Janë marrë të gjitha masat nga policia kufitare për shtimin e kapaciteteve, si shtimi i sporteleve.

Nga prenotimet pritet të jetë një fluks i shtuar rreth 10% më shumë se sezoni dimëror i vitit të kaluar. Janë marrë masat për të vënë të gjithë kapacitetet në funksionim dhe terminali i trageteve, koncesionari, ka marrë masat që t’i hapë të dyja sheshet, si eksportet ashtu edhe importet, në mënyrë që dalja të jetë më e shpejtë”, tha kapiteni i Portit Durrës Tauland Allka.

Janar – Nëntor 2024: Totali i pasagjerëve është 716,214, prej të cilëve në hyrje kanë qenë 337,324 dhe në dalje 378,890.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026