Përkeqësohen kushtet e motit, pezullohen lundrimet në disa linja anijesh
8 Mars 2024 |
21:20
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar mbrëmjen e kësaj të premte se në bazë të parashikimit për kushtet të përkeqësuara hidrometeorologjike në ditët në vijim përgjatë bregdetit Shqiptar do të merren masa për pezullimin e lundrimeve.
Në njoftim thuhet se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, të shtunën do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i drejtorisë së përgjithshme detare:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11.03.2024!
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
Trageti i linjes Durres-Ankona-Durres do te operoje normalisht diten e Diele.
Diten e Diele date 10.03.2024 do te ndalohet levizja e anijeve pasagjere ne linjat nderkombetare Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Ne lidhje me linjen Sarande-Korfuz-Sarande do te njoftojme ne ditet ne vijim.
NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11.03.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 17:00 DATË 09.03.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11.03.2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit