Sezoni i tretë i “RinON”, 12 të rinj do përballen me politikanë
Pas suksesit të dy sezoneve të para, në ekranin e Euronews Albania do të rikthehet emisioni RinON.
Një partneritet i Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien kanë nisur përgatitjet për Akademinë Politike, nga e cila do të përzgjidhen 12 të rinjtë pjesëmarrës.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Klajdi Priska nga Kongresi Rinor Kombëtar zbuloi detajet përpara fillimit të Akademisë Politike.
“Akademia këtë vit fillon me datë 14 Prill, ku me datë 11 Prill në mesnatës mbyllen aplikimet. Ftoj të rinjtë që të aplikojnë sa më parë, për pak ditë mbyllen edhe aplikimet. Rin On fillon më 22 prill”, tha Priska
Priska shpjegoi se kush mund të bëhet pjesë në këtë sezon të Rin ON.
“Të rinjtë që marrin pjesë në akademinë e edukimit politik dhe emisionet e Rin On të jenë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë”, u shpreh ai.
Këtë sezon, debatet do të fokusohen tek vendimmarrja lokale, dhe të rinjtë do të jenë përballë drejtuesve politikë vendor, apo kandidatëve të mundeshim për kryebashkiakë.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve