Sezoni turistik, 1700 punonjës policie në monitorim të vijës bregetare
1700 punonjës policie dhe efektivët e Njësisë Policore Detare, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, kanë filluar prej ditës së djeshme të monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit, në kuadër të sezonit turistik 2023.
Nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale.
“Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit. Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit”- njofton policia.
Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në vijim, në Theth dhe në Valbonë do të ngrihen stacione Policie provizore.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Media shqiptare nuk ka etikë, është partizane”, kritika e fortë nga pedagogu
- Paris, Sulmohet me makinë banesa e kryetarit të bashkisë, plagosen gruaja dhe fëmija
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë