Sezoni turistik godet euron, monedha europiane kap vlerat më të ulëta historike

25 Qershor 2022 | 17:04

Sezoni turistik ka goditur vlerën e monedhës së përbashkët europiane në tregun vendas. Euro ka kapur nivelet më të ulta historike duke u shitur me 119.4 lekë.

Tendenca e nënçmimit të euros përballë lekut ka vijuar përgjatë gjithë muajit qershor. Më 1 qershor 1 euro këmbehej me 120.4 lekë.

Monedha vendase është forcuar edhe kundrejt dollarit amerikan. 1 dollar këmbehet me 113.2 lekë, duke u dobësuar me 0.52 pikë përqindje krahasuar me fillimin e javës.

Dy monedhat e vetme që janë forcuar përballë lekut janë paundi birtanik dhe franga zviceriane. Një paund kushton 139.1 lekë në tregun e këmbimit valuator, ndërsa franga këmbehet me 118.2 lekë.

Monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ditët e fundit në tregjet ndërkombëtare, çka bën që efektet në tregun vendas të vijnë për shkak të ofertës së madhe të euros në vendin tonë.

Zhvlerësimi i euros do të godasë të ardhuart për sektorin eksportues të vendit, por në situatën e inflacionit të lartë që ka pushtuar Europën dhe vendin, pritet të sjellë një reduktim të çmimeve për mallrat që blihen në tergjet e eurozonës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026