Sezoni turistik në Durrës, operatorët: Sezon i suksesshëm me problematika të vjetra
Durrësi, i cilësuar shpeshherë si kryeqyteti i turizmit në vend, po nis një sezon veror, që duket se do të jetë i suksesshëm.
“Rezervimet fillojnë që në maj, rreth javës së dytë të majit, ku spikat tregu spanjoll dhe baltik, që janë risi dhe vazhdon me polakët, siç ka qenë gjithmonë, por dhe gjermanët pas sezonit të verës”, thotw Aleksandër Granolli, operator turistik.
Shtrirja e sezonit nga maji deri në fund të tetorit rezultoi shumë I suksesshme vitin e kaluar, kur Durrësi regjistroi rreth 1.5 milionë turistë. Prandaj këtë vit sezoni i rërës dhe diellit pritet të zgjasë më tepër se vetëm 3 muajt karakteristikë veror.
“Pra, shtrirja është më e madhe këtë vit duke zënë fundin e majit, qershorin, korrikun, gushtin, shtatorin, por dhe tetorin me nordikët që janë më ‘in’ këtë vit”, shprehet ai.
Me gjithë punën e bërë, ky sezon i ri veror pritet të vijë me probleme të vjetra.
“Problematikat mbeten të njëjtat, ku mund të fokusohemi kryesisht tek mungesa e theksuar e burimeve njerëzore të specializuara, por edhe të thjeshta, paqëndrueshmëria e valutës, forcimi i herë pas hershëm i lekut në raport me euron dhe dollarin”, thekson Artan Luku, kryetar i DHTI Durrës.
Në raportin e vitit të shkuar, Durrësi rezulton ndër të vetmet qytete turistike në vend, që ka një raport të drejtë çmim-shërbim. Një arritje që synon ta mbajë edhe këtë vit, qyteti që turizmin e ka motor të ekonomisë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë