Sezoni turistik në Shkodër, operatorët të kënaqur me prenotimet
Sezoni turistik ka nisur me kohë të plotë në qytetin e Shkodrës. Një gjë e tillë reflektohet tek njësitë akomoduese të cilët thonë se fluksi i vizitorëve është i lartë dhe ka nisur me herët se viti paraardhës.
Erjon Llazani prej 4 vitesh zotëron një hostel sëbashku me një mik të tij. Ai thotë se vitet e fundit trendi i vizitorëve ka qenë në rritje ndërsa ky vit ka nisur akoma më mirë.
“Trendi domethanë i rritjes që nga 4 vjet përpara deri tashti është gjithmonë edhe me shumë në rritje. Mund të tham trefishu puna nga viti në vit”, tha Llazani.
Vizitorët thotë Llazani vijnë nga e gjithë bota ndërsa interesin më të madh e kanë për Alpet që mbeten të preferuarat e turistëve.
“Nëse në fillim kemi pasur nga Gjermania shumë, që vazhdon shumë dhe Gjermania me kenë numri një, janë nga e gjithë bota. Kena Zelanda e Re, Australia, Afrika e Jugut, nga Azia edhe Amerika latine ka shumë. Janë duke pëlqy veriun pasi shohin pjesën e maleve. Natyrën e vërtetë si e ka Shqipëria edhe hala është e paprekur dhe vijnë për të ba shumë hiking hi është i njohur nga Valbona në Theth apo anasjelltas”, tha Llazani.
Juri jeton në Zambia dhe për herë të parë ka ardhur në Shkodër. Ai tregon se për herë të parë në Shqipëri erdhi për shkak të biletave të lira por padyshim që është shumë i lumtur për zgjedhjen e tij
“Erdha në Shqipëri sepse udhëtimi ishte i lirë dhe mu duk një destinacion shumë i bukur . Isha në Tiranë ku kam shume miq dhe ma kanë rekomanduar. Këtu kam qëndruar një natë dhe besoj do rrij dhe një tjetër. Më pëlqen shumë qyteti dhe njerëzit. Natyra shumë e bukur dhe padyshim do kthehem sërisht të qëndroj dy apo 3 javë”, tha turisti Juri Pikney.
Fluksi i rritur i automjeteve tashmë reflektohet edhe në pikën kufitare të Muriqanit ku të deklaruar si turistë në vendin tonë kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas ndërsa fluksi i automjeteve në hyrje dalje është trefishuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit